MENU
klinika

Sulmuesi shqiptar

Tifozët grekë: Durmishaj, luaj për vendin tënd!

06.03.2019 - 14:01

Vijon debate në lidhje me sulmuesin shqiptar Fiorin Durmishaj, që është bërë “mollë sherri” mes Greqisë dhe Shqipërisë. Durmishaj duket se ka zgjedhur të përfaqësojë Greqinë.

Ky vendim i 22-vjeçarit ka bërë një bujë të madhe. Edhe pse bëhet fjalë për një futbollist që është duke shkëlqyer me fanellën e Panioniosit, helenët duket se nuk e kanë mirëpritur aspak zgjedhjen e Durmishajt.

Në një hulumtim të bërë në mediat sportive greke, vihet re se reagimi i sportdashëve grek për ish-sulmuesin e Kombëtares Shpresa, nuk ka qenë aspak dashamirës, duke nxjerrë në pah, krenarinë e tyre të tepërt.

“Vetëm grekë në kombëtare! Durmishaj, nuk ka vend këtu, duhet të shkoj të luaj me vendin e tij”, – shkruanin një pjesë e madhe e tifozëve greke në rrjetet sociale.