MENU
klinika

Kupa e Shqipërisë

Tiranën quajeni gjysmëfinalisten e parë

13.03.2019 - 19:07

Tirana është skuadra e parë që thuajse ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, teksa ka fituar takimin e parë 3-0 ndaj Laçit, që u luajt në “Selman Stërmasi”.

Bardheblutë e drejtuar nga Ardian Mema patën një fillim të ngadaltë, por në pjesën e dytë bënë gjithçka mirë dhe shënuan tri herë. Fillimisht, ishte sulmuesi britanik, Majkëll Ngo ai që gjeti rrjetën.

Pas një krosimi të shkëlqyer nga Eni Imami, shtatlarti i sulmit i vodhi kohën mbrojtjes kurbinase dhe shënoi me kokë, duke shtangur portierin Selmani. Pas 53 minutash lojë, Tirana në avantazh.

12 minuta më vonë, do të ishte sërish Ngo ai që do të shënonte. Një pasim nga Hoxhallari kontrollohet mirë nga sulmuesi britanik, i cili shmang dy mbrojtës kundërshtar brenda zonës dhe shënon me të djathtën.

Goli i tretë mbajti firmën e Hasanit në minutën e 73’, gol që vendosi dhe rezultatin final të sfidës, duke e bërë shumë më të thjeshtë kthimin për Tiranën.

TIRANA – LAÇI   3-0

konica sportkonica sport mobile

Ngo 53′ 65′, Hasani 73′

Tirana: Abibi, Kërçiku, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Mauexhe, Karabeci, Hasani, Kobina (Doka 84′), Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Lushkja, Jonuzi (Qokaj 64′), Najdenov, Xhixha (Prengaj 82′) , Mane (Shtubina 61′). Trajner: Besnik Prenga

Gjyqtarë: Laver Alla, Edlir Malo, Marjus Qose, Ardian Beqiri

Kartonë të verdhë: Ngo 60’, Hoxhallari 76′, Turtulli 82′ / Sefgjini 74′

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN