Një tjetër tragjedi është shënuar në fushën e lojës. Një futbollist nga Gaboni ka ndërruar jetë në takimin që skuadra e tij po luante.
Futbollisti i Akandas, Herman Tsinga, është rrëzuar në tokë gjatë ndeshjes dhe pasi mjekët e ndodhur nuk arritën të bënin asgjë, në fushë hyri ambulanca që e mori futbollistin për ta dërguar në drejtim të spitalit.
Fatkeqësisht, futbollisti nuk arriti të mbijetonte dhe rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Në minutën e 23 të takimit, ai u përplas në ajër me një nga futbollistët kundërshtarë që luan për skuadrën e Misels.
I rënë në tokë pa ndjenja, përplasja ka rezultuar të jetë fatale për sulmuesin 30-vjeçar. Më tragjike se vetë vdekja e futbollistit, është vetë mënyra se si ai është trajtuar.
Asnjëra nga dy ambulancat e pranishme në stadium nuk kishte defibrilator dhe as maska oksigjeni, të cilat konsiderohen si mjetet më të rëndësishme për shpëtimin e jetës në raste të tilla.