Manchester City ka kaluar pa shumë probleme edhe Watford, teksa ka fituar 3-1 në shtëpi, falë tripletës së Sterling në pjesën e dytë. Me këtë fitore, City shkon në 4 pikë para Liverpool.
“Qytetarët” kanë vuajtur vetëm në pjesën e parë, teksa është mbyllur në barazim pa gola. Me të nisur e dyta, Sterling zhbllokon rezultatin.
Në minutën e 50-të, Sterling shënon golin e dytë personal dhe të dytin për ekipin, duke cliruar edhe trajnerin Guardiola, ndërsa City thuajse zgjidh ndeshjen.
Por Sterling nuk do të ndalej këtu, pasi në të 59-n shënon tregolëshin personal, duke vrarë ndeshjen përfundimisht. Goli i Deulofeu në minutën e 66-të për miqtë nuk ndikoi në rezultat.
City marshon në krye, duke pritur i qetë sfidën e Liverpool nesër, që do të luajë në orën 13:00 në “Anfielf Road” kundër Burnley.