01.03.2019 - 19:36
Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit është ndërperë për disa minuta, pasi tifozëritë e të dyja skuadrave, kryesisht atyre të Tiranës, kanë hedhur tymuese në fushë.
Gjithsesi, pas largimit të tymit, loja ka filluar pa problem, ku Tirana po dominon, ashtu si në pjesën e parë. Gjithsesi, mbetet akoma i pazhbllokuar rezultati, 0-0.
Ka pasur edhe përplasje mes Kërçikut dhe Idrizajt, me këtë të fundit që pëson një dëmtim të rëndë në gju. Lojtari duhet të lërë fushën e lojës, duke i bërë vend Kalarit.
Idirizaj është përcjellë me autoambulancë në spital, pasi ka pasur dhimbje dhe stafi mjekësor ka menduar ta nisë direkt për në urgjencë.