MENU
klinika

Atentati te Liqeni i Tiranës

U vra në sy të djalit/ Viktima i dënuar më parë, akuzat

16.03.2019 - 20:30

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën ditën e sotme, ku një 62-vjeçar u vra në sy të djalit të mitur teksa vraponte te Liqeni i Tiranës.

Viktima u identifikua si Haxhi Baçinozi nga Fieri. Sipas policisë viktima rezulton se ka qenë dy herë i dënuar më parë.

Më 30 janar 1982, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për “agjitacion e propagandë”.

Ndërsa më 3 qershor 1984, ai është arrestuar sërish ndërsa u dënua me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «veprën e terrorit në bashkë-punim» (dënim i kombinuar).