MENU
klinika

Deklarata

Zgjedhje të parakohshme? PD i përgjigjet sfidës së Ramës

23.03.2019 - 16:51

Gjatë ditës së sotme kryeministri Rama nga sheshi “Nënë Tereza” i shpalli një sfidë Partisë Demokratike.

Ai tha se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakoshme vetëm nëse demokratët fitojnë vetëm 1 bashki më shumë se socialistët.

Vetë e zgjodhët të rrinit rrugëve, rrugëve do rrini. Ne s’kemi mandat për t’ju dhënë pushtet juve.

Unë e kam një ftesë për ju, jeni ju që ja keni rrokanisni kokën ndërkombëtarëve për reformën zgjedhore.

Nëse ju në zgjedhjet e 30 qershorit, do fitoni një bashki më shumë se ne, jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. E di që ju s’do e pranoni këtë sfidë“, u shpreh Rama.

Rama-mandati-Erioni-Tirana-konica.al

Kësaj sfide i është përgjigjur Partia Demokratike, përmes sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi.

Përmes një postimi në Twitter, Bardhi shkruan:

“Propozimi i Ramës për zgjidhjen e krizës: “Më lini ti vjedh edhe zgjedhjet vendore dhe po ti fitojë opozita zgjedhjet që unë do vjedh, shkojmë pastaj në zgjedhje të parakohshme.” ???”- shkruan Bardhi.