MENU
klinika

Lojtarët e ekipit Shpresa

Vrioni dhe Imeri: Për fitore në çdo ndeshje

20.03.2019 - 13:59

Giacomo Vrioni dhe Omar Imeri, dy lojtarët e kombëtares U-21, kanë dalë ditën e sotme në një konferencë në shtyp, në prag të ndeshjes së parë eliminatore Shqipëri-Turqi që do të zhvillohet më 23 Mars në orën 19:00 në “Elbasan Arena”.

Giacomo Vrioni, sulmuesi që luan për Venezia në Itali, në fjalën e tij, nënvizoi se skuadra do të japë maksimumin për ta nisur me një rezultat pozitiv fushatën eliminatore.

VRIONI

“Shpresojmë të bëjmë maksimumin si në çdo ndeshje të sezonit të kaluar eliminator dhe të na vijnë sa më shumë njerëz për të na përkrahur.

Synimi është të bëjmë më të mirë dhe jemi të sigurt që do e bëjmë këtë dhe do kërkojmë tri pikët në çdo takim.”

vrioni gol
vrioni gol

Kombëtarja? “Unë e kam bërë zgjedhjen time, kam qenë edhe në kombëtaren e madhe dhe luajta 20 minuta kundër Izraelit.” 

Rivalët e grupit? “Të gjitha ekipet në grup janë të forta, të gjithë jemi njësoj. Do japim të gjithë maksimumin për të grumbulluar sa më shumë pikë”.

 IMERI

Omar Imeri në fjalën e tij nuk e fshehu emocionin e përfaqësimit të Shqipërisë. “Nuk na kënaq barazimi, shpresoj të japim maksimumin në fushë dhe të fitojmë ndeshjen. Është ndeshja e parë dhe është e rëndësishme.

Besoj se do e fitojmë. Shpresojmë t’i marrim gjashtë pikë në këto dy ndeshje. Na rreh gjaku të luajmë për Shqipërinë. Jam i kënaqur për zgjedhjen që kam bërë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN