11.03.2019 - 18:51
Edhe pse u përfol shumë se francezi Zinedine Zidane ka refuzuar ish-ekipin e tij dhe do të merrte drejtimin e Juventusit, ai është zyrtisht trajneri i ri i Real Madridit.
Këshilli Administrativ i klubit ka pranuar propozimin e bërë nga presidenti Florentino Perez për të zgjedhur Zidane si pasuesin e Santiago Solarit.
Zidane do të firmosë deri më 30 qershor 2022. Zidane dhe Florentino Perez do të flasin përpara medieve, përkrah njëri-tjetrit në orën 20:00.
Një kthesë e menjëhershme dhe mbetet për t’u parë se çfarë ka ofruar numri një i klubit madrilène për të bindur që Zidane të rikthehet në këtë situatë, kur ekipi thuajse nuk lufton për asgjë.