MENU
klinika

"The Sun"

Si do të jetë Reali i Zidane pas merkatos verore

16.04.2019 - 22:15

Zinedine Zidane u rinisi aventurën tek Reali i Madridit për të rikthyer Madrilenët të dominojnë në Spanjë dhe Evropë.

Presidenti Florentino Perez, i ka premtuar teknikut francez një merkato të madhe, për të rikthyer madrilenët në formën më të mirë. Mediat kanë filluar që tani të shfrenojnë fantazinë dhe të përfshijnë një sërë emrash, në listën imagjinare të preferencave të skuadrës madrilene.

“The Sun” ka analizuar emrat në hyrje dhe në dalje të Realit të Madridit, si dhe duke zbuluar një formacion të “Los Blancos” në sezonin e ardhshëm.

Kështu sipas tabloidit anglez, Toni Kroos, Gareth Bale, Marcelo apo dhe Amarcos Asensio janë në listën e futbollistëve që do të largohen nga Madridi. Parave të tyre, do t’u shtohen të tjera nga Perez, për të bërë një merkato spektakolare me emrat në hyrje, ku pritet që të vijnë talente të mëdhenj të futbollit.

Përveç Eder Militaos që është blerë tashmë, madrilenët do të synojnë afrimin e Grimaldos në mbrojtje, Pogba dhe Declan Rice në mesfushë, dhe Hazard e Mbappe në sulm.

Po sipas “The Sun”, madrilenët tashmë kanë vënë në vijë edhe marrëveshjet për afrimin e Pogba e Hazard, ndërsa në verë do të përqendrohen kryesisht për të afruar Kylian Mbappe dhe mesfushorin 19-vjeçar të West Hamit.

Formacioni i frikshëm që ka publikuar “The Sun”: