MENU
klinika

Legjenda që nderon mbarë bota

65 vjet më parë shqiptarët njohën ‘Skënderbeun e vërtetë’

25.04.2019 - 13:05

Filmi i parë artistik shqiptaro-sovjetik, “Skënderbeu”, me regji nga Sergej Jutkeviç, shënohen 65 vjet nga realizimi këtë vit. Në përkujtim të këtij bashkëpunimi dhe kësaj ngjarjeje të rëndësishme historiko-kulturore, në Muzeun Historik Kombëtar u prezantua dokumentari “Skënderbeu edhe Gjirokastra”. Regjisori Lluri, ka rrëfyer se si për herë të parë, Gjirokastra u kthye në atelie filmike.

 

 

65-vjet më parë u realizua filmi i parë artistik sovjetiko-shqiptar “Skënderbeu” (1954) me regji nga Sergej Jutkeviç. Filmi ruso-shqiptar ka në qendër jetën e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, i cili bashkon princërit shqiptarë, duke u martuar më Donikën edhe organizon Besëlidhjen e Lezhës, ku edhe përballet me tradhtinë e nipit të tij, Hamzait.

Për të kujtuar këtë realizim kinematografik, shumë të rëndësishëm për kohën, në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar u prezantua dokumentari “Skënderbeu dhe Gjirokastra”.

 

 

Dokumentari nën regjinë e Ilir Llurit, sjell në fokus xhirimet në Gjirokastër, faktin sesi ky vend u vu në funnksion të dokumentarir nga regjisori rus, në vend të qytetit të Krujës.

– Ky aktivitet u përqendrua kryesisht në lidhjen që kishte Skënderbeu me Gjirokastrën. Nuk ka lidhje historike, sigurisht, por ajo që e lidh është xhirimi i filmit “Skënderbeu”. Gjirokastra është zgjedhur në vend të Krujës, vendi ku Skënderbeu kthehet në Shqipëri. Ky moment përbën një sadisfaksion shumë të madh banorët. Nga ana tjetër, filmi ka një rëndësi, se për herë të parë Gjirokastra përdoret si atelie filmike”- tha regjisori.

 

 

Zvëndësambasadori i Rusisë në Tiranë, Dmitry Kazmin, gjatë fjalës së tij, e cilësoi shumë të mirë marrëdhënien mes dy popujve, çfarë ka ndikuar edhe në realizimin e këtij bashkëpunim kinematografik shumë serioz.

Gjatë prezantimit të dokumentarit janë ekspozuar edhe 30 fotografi të rralla, që janë realizuar në sheshin e xhirimeve të filmit “Skënderbeu”. Filmi “Skënderbeu” është vlerësuar me “Çmimin e Madh” (Grand Premio) në Festivalin e Kanës. Në film kanë luajtur aktorët Naim Frashëri, Besa Imami, Avdije Alibali dhe disa prej aktorëve të famshëm të Rusisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çmimi Kombëtar ‘’Lumo Skëndo’’

‘’Tregime të moçme shqiptare’’ nderohet me titull


“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët