10.04.2019 - 10:30
Grabitësi që mbeti i vrarë dje në Rinas dyshohet se është Admir Murataj.
Mësohet se vëllai i tij ka bërë kërkesë për të parë viktimën e për të mësuar nëse është vërtetë Admir Murataj apo jo.
Trupi i pajetë i grabitësit ka pësuar plagë të shumta, çka e bën edhe më të vështirë indetifikimin e tij.
Ndërkohë hetuesit kanë deklaruar se viktima ngjan shumë me Muratajn, por pritet që të bëhen ekzaminimet e duhura për të dalë në një përfundim zyrtar.
“Kërkoj të di nëse është vëllai im. Zyrtarisht nuk dimë gjë për vëllanë. Familja jonë po merr ngushëllime. Policia nuk na konfirmon që i vrari është Admiri”, ka thënë vëllai i Admir Murataj.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Grabitja në Rinas
Gjendet një tjetër furgon i djegur, dyshimet e para
"Nga rruga te barku i avionit"