Barcelona, Liverpool, Tottenham Hotspur dhe Ajaxi i Amsterdamit janë katër klubet gjysmëfinaliste të këtij edicioni në Champions League.
Surpriza më e madhe e kompeticionit ishte kualifikimi i Ajaxit në gjysmëfinale pasi eliminoi Juventusit, por nuk ngelet pas as ai i Tottenham që eleminoi favoritët e Manchester Cityt.
Të hënën e datës 8 prill, faqja e Champions League i kishte ftuar tifozët të zgjidhnin ekipet që do të arrijnë deri në finale dhe fituesin e edicionit.
? Sim the Champions League!
Predict the winners of each #UCL tie ?
Crown your 2019 winner ?— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 8, 2019
Faqja zyrtare e Ajaxit në Twitter është përgjigjur dhe ka parashikuar në mënyrë perfekte 4 ekipet gjysmëfinaliste.
“Ku mund të firmosim”, ishte përgjigja e klubit në Twitter.
Ata parashikuan eliminin që i bënë Juventusit si dhe kualifikimi e Tottenham ndërsa nga ana tjetër parashikuan kalimin në gjysmëfinale të Barcelonës dhe Liverpoolit.
Në fund, holandezët kanë parashikuar se trofeu me veshë të mëdhenj për klube do të rikthehet në Amsterdam pas 24 viteve, duke parashikuar se talentet e tyre do të mposhtin në finale Barcelonën me Leo Messin.
Nëse parashikimi i Ajax do të jetë 100% i saktë, këtë do e tregojë koha, por fillimisht klubi i talenteve duhet të fokusohet tek Tottnham.