MENU
klinika

Detajet

Makinat bëhen ‘përshesh’ në Lushnjë/ Plagosen 7 persona

21.04.2019 - 21:38

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Berat, ku 7 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve, në aksident janë përfshirë një makinë tip ‘Benz’ me një ‘Toyota Yaris’.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 të rritur dhe 3 fëmijë të mitur të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e personelit mjekësor.

Njoftimi i Policisë:

“Sot rreth orës 19:50, në rrugën Lushnje-Berat, në vendin e quajtur “Fiershegan”, është përplasur automjeti tip “Benz“, me drejtues shtetasin F.M, me automjetin tip “Toyota“, me drejtues shtetasin A.P.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar shretasi F.M dhe pasagjeri në automjetin tip “Benz”, shtetasi I.Q si edhe shtetasi A.P dhe pasagjerët në mjetin tip “Toyota” shtetasja A.P dhe 3 fëmijë të mitur 5, 7 dhe 13 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e personelit mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.”, thuhet në njoftim.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier