MENU
klinika

Maqedonia e Veriut

Arratiset Shkëndija, shkon në +10 pikë

03.04.2019 - 19:36

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 26-të të kampionatit elitar në Maqedoninë e Veriut, ku ka pasur edhe rezultate mjaft interesante, e sidomos bie në sy Shkëndija e Tetovës, që duket se nuk ka kundërshtarë, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës së vet.

Vardari ka ngecur në transfertën e Prilepit, me Pobedën vendase dhe me sa duket tashmë është diferenca në 10 pikë mes skuadrës së Shkëndijës dhe Vardarit që mban vendin e dytë. Tetovarët fituan në transfertë.

Renova ka fituar derbin me Shkumbin dhe ngjitet në renditje, ndërsa Pobeda e Prilepit ndodhet në vend të fundit, duke rrezikuar shumë këtë sezon edhe rënien nga elita e futbollit.

Rezultatet

Akademija Pandev-Shkëndija            0-1

Pobeda-Vardar                                    0-0

Rabotniçki-Belasica                             1-1

Renova-Shkupi                                    1-0

Sileks-Makedonija GP                        1-1

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN