MENU
klinika

Serie A

Arsyeja e rrallë, dënohet Igli Tare

06.04.2019 - 13:26

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, është dënuar në Itali. Komisioni disiplinor i Serie A ka vendosur të marrë masa ndaj skuadrës së Lazios.

Gjithçka ndodhi për shkak të penalltisë shumë të kontestuar në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Spalit. Kur ndeshja ishte në limitet e kohës, dhe sfida ishte në ekuilibër, arbitri i ndeshjes vendosi të akordonte një 11 metërsh.

Penalltia u kontestua gjatë nga Lazio, teksa në atë rast Thomas Strakosha u ndëshkua me karton të verdhë, për sjelljen e gabuar ndaj gjyqtarit të ndeshjes.

Por nuk përfundoi me kaq, pasi drejtori sportiv i kryeqytetasve, Igli Tare, pas përfundimit të ndeshjes, vazhdoi kontestimet ndaj operatorëve të VAR.

Në këtë mënyrë komisioni disiplinor vendosi ta gjobisë me shumën e 5 mijë eurove. Në fakt, ndeshja ishte e rëndësisë së veçantë për Lazion pasi varej kualifikimi në Champions, sezonin e ardhshëm.