MENU
klinika

FOTO

“Bregu i Lumit”/ Policia largon me forcë banorët, ish-deputeti “kërcënon” Ramën

17.04.2019 - 09:37

Në zonën e “Bregut të Lumit” ka nisur aksioni i policisë për shembjen e banesave në kuadër të punimeve për zgjatimin e Bulevardit të Ri.

Policia ka larguar me forcë të gjithë banorët prej shtëpive. Sipas banorëve, policia iu ka mbledhur telefonat me qëllim që ata të mos filmojnë aksionin për prishjen e tyre. Aksioni i prishjes ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku janë raportuar edhe konfrontime fizike.

Ndërkohë në lidhje me situatën e tensionuar aty, ka reaguar deputeti demokrat, Klevis Balliu.

Sipas tij policia ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve, banorë të kësaj zone.

Mercenarët dhunojnë fëmijët. Shteti është kthyer në pushtues.

Policia dhunë ndaj fëmijëve në Bregun e Lumit. E papranueshme.  Agim Hoxha zbaton urdhrat e krimit në pushtet.

Edvin do mbash përgjegjësi deri në një si një kriminel dhe bandit që je‘, shkruan Balliu.