MENU
klinika

Raporti

BSH: Ulen kreditë me probleme

28.04.2019 - 14:37

Banka e Shqipërisë konfirmon kreditë e këqija në sistetimin bankar kanë rrgjistuar rënie. Niveli i kredive të këqija ka rënë në 11%. Përmirësimet gjatë vitit të kaluar janë të dukshme edhe duke e analizuar portofolin me probleme në vlerë absolute.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për vitin 2018, kredia me probleme ra me gati 17% në nivelin 64 miliardë lekë. Edhe më e rëndësishme është se tashmë kontributin kryesor në uljen e kredive me probleme po e japin shlyerjet e tyre.

Banka qendrore vë në dukje se vlerat e arkëtimeve të kredive me probleme paraqiten në nivele të mira, duke evidentuar përpjekjet e bankave dhe duke forcuar qëndrueshmërinë e prirjes rënëse të këtij treguesi. 

Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë vitin e kaluar u shlyen 17.6 miliardë lekë ose rreth 140 milionë euro kredi në vonesë. Mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe normat më të ulëta të interesit kanë ndikuar në përmirësimin e aftësisë paguese të huamarrësve.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Sipas të njëjtave burime mësohet se kjo shifër, megjithatë, përfshin pjesërisht edhe disa shitje nga portofoli i bankave, të bëra në fund të vitit. Ndërkohë, fshirjet e kredive të humbura nga bilancet tashmë kanë rënë dhe po japin një kontribut më modest.

Për vitin e kaluar, ato kishin vlerën e 4.5 miliardë lekëve. Që prej fillimit të vitit 2015, vlerësohet se bankat kanë larguar nga bilancet e tyre gati 55.5 miliardë lekë kredi të humbura.

Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë nënvizon se edhe mbulimi me kolateral i kredive problematike mbetet në nivele të larta, çka e zbut rrezikun për bankat.