MENU
klinika

Detajet

Ç’pritet të ndodhë? Nga nesër përshkallëzohet aksioni opozitar

24.04.2019 - 09:52

Duke nisur nga nesër pritet që të ketë përshkallëzim të aksionit opozitar.

Partia Demokratike mësohet se do të përshkallëzojë protestat deri në bllokim të rrugëve kombëtare.

Mësohet se degët lokale janë organizuar dhe që nga dita e nesërme nga ora 18 deri në 19 do të ketë bllokim të rrugëve.

Ky vendim u mor dy ditë më parë në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve. PD dhe LSI ka njoftuar se nesër në orën 18:00 do të bllokohen akset kryesore lidhëse me Tiranën.

Për këtë janë organizuar sot disa mbledhje, ku konkretisht PD-ja e Shkodrës njofton:

Protesta-konica.al

“Ditën e sotme zhvilluam mbledhjen e rradhës të kryesisë së Partisë Demokratike,dega Shkodër.

Në fokus të diskutimeve të kësaj mbledhjeje ishte bllokimi që do të bëhet njëherësh në disa akse kryesore të Shqipërisë,në formë proteste.

Kjo protestë do të zhvillohet ditën e enjte në orën 18:00. Do të jemi të gjithë bashkë në hyrje të autostradës në Milot.

Kjo është mënyra e vetme për të larguar këtë qeverisje dhe ne nuk kemi në plan të bëjmë asnjë hap pas në rrugën që kemi marrë drejt rrëzimit të saj”.

Mësohet se nesër protesta e opozitës do të zhvendoset në  akset kryesore që lidhin Jugun dhe Veriun me kryeqytetin dhe jo para Parlamentit apo Kuvendit siç ka ndodhur në ato të mëparshme.

Opozita do të bllokojë aksin që lidh Juglindjen me Tiranën, në rrethrrotullimin e Bradashehsit në Elbasan,zona e Jugut do të bllokohet në rrethrrotullimin e Sheqit të Fierit.

Protestuesit nga Veriu i vendit do të grumbullohen në Milot, ndërsa do të bllokohet edhe hyrja e Tiranës te sheshi ‘Shqiponja’, si dhe një tjetër pikë që do të bllokohet do të jetë edhe ajo te Shkëmbi i Kavajës.