Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi është gati të rikthehet si protagonist.
Tekniku është lakuar shpesh në media për të marrë drejtimin e skuadrave të ndryshme, por pista e fundit mund të tundojë vërtet italianin.
Sipas “Tuttomercato.web”, De Biasi pëlqehet shumë nga skuadra e Hellas Verona.
Ekipi i Serie B thuajse është dorëzuar në garën për tu ngjitur në Serie A dhe shkarkimi i Fabio Grossos shihet si zgjidhje tek Veronezët.
Sfida ndaj Pescarës pritet të jetë vendimtare dhe në rast të një disfate largimi i ish-kampionit të botës do të ishte çështje orësh.
Në listën e dëshirave të veronezëve bën pjesë edhe Alfredo Aglietti, por ish-tekniku kuqezi bind më shumë drejtuesit.