MENU
klinika

Njoftimi

Detyrimi tatimor si kredi me vlerë zero, DPT sqaron tatimpaguesit

11.04.2019 - 13:32

Në vijim të informimit të tatimpaguesve, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të tyre ndryshimin e detyrimit tatimor që konsiderohet si kredi me vlerë zero.

Më konkretisht, sipas DPT-së, shuma e detyrimit tatimor e detyrueshme për t’u paguar ose shumë e tepricës së kredisë, me vlerë deri në 1000 lekë e cila ka ardhur si rezultat i një vlerësimi të kryer nga Administrata Tatimore, vlerësohet si një detyrim ose kredi me vlerë zero.

Ndërkohë, DPT shton më tej se për detyrimet tatimore të vetëdeklaruara pagesa duhet të kryhet brenda afateve ligjore.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Ju sjellim në vëmendje se sa më sipër vlen vetëm për detyrimet tatimore të vlerësuara nga Administrata Tatimore. Për detyrimet tatimore të vetëdeklaruara, të çfarëdolloj vlere dhe tatimi, tatimpaguesi duhet të paguajë detyrimin tatimor brenda afatave ligjore në fuqi”, sqaron më tej Administrata Tatimore.