MENU

"Kurseni kohë"

DPT: Këto janë taksat dhe tarifat që mund të paguani online

05.04.2019 - 13:58

Në vijim të lehtësimit të procedurave për tatimpaguesit, Drejtoria e Përgjithshme sjell në vëmendje të këtyre të fundit se mund të kryejnë pagesat për detyrimet tatimore edhe përmes platformës e-Albania.

Pagesat mund t’i kryejnë direkt nga vendi i punës, shtëpia apo celulari duke shmangur radhët e gjata si dhe duke kursyer gjithashtu edhe kohë.

Mjafton të logohen në portalin e-ALbania me kredencialet e tyre dhe mund të kryejnë pagesa të pjesshme ose të plota për këto taksa dhe tarifa:

Tatimi mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël
Tatim i Lojërave të Fatit
Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi
Tatim i Mbajtur në Burim
Tatim mbi Vlerën e Shtuar
Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin
Tatim Fitimi


Tatim mbi të Ardhurat Personale
Taksat Kombëtare
Tarifat Kombëtare
Renta minerare
Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
Detyrime globale/Penalitetet