MENU
klinika

Elbasan

Digjen dy makina te Drejtoria e Policisë, identifikohet autori

16.04.2019 - 08:52

Dy makina që ishin parkuar tek Drejtoria Vendore e Policisë në Elbasan janë shkrumbuar nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se policia ka mundur të identifikojë edhe autorin e zjarrëvenies.

Si pasojë e zjarrit është djegur plotësisht automjeti tip Volsvagen me targë AA 595 KP, në pronësi të shtetasit H.H.

Policia ka ndërhyrë menjëherë, por zjarri ka qenë i fuqishëm.

Autori i identifikuar është shtetasi M.Toçi 38 vjeç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN