MENU
klinika

"Këngët e mia kanë mesazh..."

Dua Lipa konfirmon projektin saj të madh muzikor.

11.04.2019 - 10:52

Superylli i muzikës shqiptare ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën “Elle”, ku ajo foli për shumë ngjarje rreth Kosovës.

Ndërkohë ajo nënvizoi  projektin e ri të saj të madh muzikor. Duke thënë “Shpresoj se do të lançoj albumin në fund të këtij viti ose në fillim të vitit tjetër. Nuk e kam vendosur ende listën e këngëve që do të përmbajë.Shpresoj se të gjithë do të këndojnë. Një nga arsyet përse bëj muzikë është mesazhi, sepse unë bëj muzikë me shpresën se dikush tjetër ndihet njësoj si unë në momentin që jam duke kënduar”, u shpreh Dua.

Albumi i fundit i Duas i siguroi asaj triumf në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy.

Këngët që dolën nga albumi i vetëtitulluar “Dua Lipa” u bënë hite dhe e ngjitën bukuroshen nga Kosova në maje të skenës botërore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Favorite për çmimet “MTV EMA”

Bebe Rexha dhe Dua Lipa në garë!