Dua Lipa është mjaft e lidhur me vendlindjen e saj, Kosovën dhe kjo dihet nga të gjithë pasi këngëtarja jo vetëm që nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën e saj por përkundrazi e ka treguar hapur dhe në shumë momente suksesi, prejardhjen e saj.
Por, disa shenja të vogla flasin se ajo shumë shpejt do të vizitojë edhe Shqipërinë.
Së paku kështu ka konfirmuar Isaac, i dashuri i këngëtares nga Prishtina.
Ai në pyetje ju përgjigjet fansave në Instagram ku edhe ka konfirmuar se do të vizitojë shpejt Shqpërinë e ai asnjëherë nuk udhëton pa Duan.
“Kam vizituar Shqipërinë dy herë. Së shpejti tri”, u shpreh ai në Instagram.
Isaac dhe Dua janë në lidhje prej shumë kohësh dhe janë të lumtur me njëri-tjetrin.