09.04.2019 - 18:00
Një episod unik ka ndodhur në Itali. Një tifoz ka zënë një peshk në stadium ku luhej ndeshja dhe kjo ka bërë që në Itali të hapet sërish debati i gjendjes së stadiumeve.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin italian. Në ndeshjen Reggio Audace – Modena, në Serie D, ishin rreth 10 mijë shikues. Njëri nga ta në stadium kishte shkuar me mjete peshkimi.
Reshjet e shiut e kishin krijuar një kanal të madh me ujë në mes tribunës dhe fushës së blertë. Tifozi e kishte hedhur grepin dhe zuri një peshk.
Ky rast ka bërë që në Itali të hapet sërish debati rreth gjendjes aktuale të stadiumeve. Italia ka ngecur prapa me infrastructure, pavarësisht kapacitetev të mëdha.