MENU
klinika

'Italia e ardhshme'

Edhe Spanja do të bjerë në ‘kthetrat’ e populistëve?

18.04.2019 - 14:36

Ndërsa Spanja shkon në zgjedhje këtë muaj, shumë janë të shqetësuar për ngritjen e Vox, një lëvizje anti-emigruese dhe anti-feministe që është shfaqur si një forcë e vërtetë elektorale.

Partitë kryesore mbesin në krye, që do të thotë se qeveria tjetër ndoshta nuk do të jetë shumë e ndryshme nga ajo që ka qenë më parë. Edhe pse këto janë zgjedhjet e treta kombëtare në katër vjet, ekonomia spanjolle e ka përballuar paqëndrueshmërinë.

Asnjë nga këto nuk do të minimizojë frikën për Vox, ardhja e të cilës në skenë ka entuziazmuar aq shumë Steve Bannon, ish-këshilltarin e Donald Trump-it. Në dhjetor, ajo u bë partia e parë e ekstremit të djathtë që fitonte në një zgjedhje rajonale spanjolle (Andaluzia) që nga vdekja e diktatorit ushtarak Francisco Franco.

Vox mund të fitotjë rreth 10 për qind të votave në zgjedhjet e përgjithshme. Kjo është shumë mbresëlënëse për një parti të themeluar vetëm në fund të vitit 2013.

Vox, natyrisht, nuk është partia e vetme e tillë që fiton vota në Spanjë. Partitë rajonale janë gjithashtu të forta, duke përfshirë majtën republikane pro-pavarësisë të Katalonjës.

Siç vë në dukje Antonio Barroso, një studiues në firmën konsulente Teneo, ka shumë votues të pavendosur, ndoshta më shumë se katër në 10.

Por ajo që bie në sy është fragmentimi i elektoratit. Të dy partitë që kanë dominuar politikën spanjolle për katër dekadat e fundit, socialistët dhe Partia Popullore, po luftojnë për të fituar më shumë se gjysmën e votave të përgjithshme mes tyre.

Ekzistojnë tri rezultate të mundshme për këto zgjedhje, dhe asnjë nuk duket veçanërisht alarmant. I pari do të sillte Partinë Socialiste në pushtet, duke formuar një koalicion të majtë në qendër me mbështetjen e Podemos dhe disa partive rajonale. Ose Pedro Sanchez, mund të përpiqet të formojë një aleancë me Ciudadanos, edhe pse udhëheqësi i tij Albert Rivera e ka përjashtuar këtë.

Mundësia e dytë është një qeveri e krahut të djathtë e formuar nga Partia Popullore dhe Ciudadanos me mbështetjen e Vox, si në Andalusia. Kjo është e vështirë të imagjinohet. Megjithatë, një koalicion i qendrës së djathtë nuk do të ishte një fatkeqësi për ekonominë. Do të kërkonte me siguri më pak taksa, të financuara përmes shpenzimeve të reduktuara. Kjo është pothuajse e njëjtë me Lidhjen e djathtë të Italisë, e cila kërkon një “taksë të sheshtë”, por nuk është e gatshme të bëjë shkurtime për të paguar për të.

Rezultati i tretë i mundshëm është se fragmentimi politik është tepër i madh për të lejuar krijimin e një qeverie. Në këtë rast, Spanja do të kthehej në votime, ndoshta sapo të vinte vjeshta.

Pas gjithë dramës që ka kapluar Evropën Jugore në këtë dekadë, duke përfshirë edhe krizën katalanase, Spanja dhe e ardhmja e saj janë krejtësisht të panjohura…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jean Claude-Juncker/ Project Syndicate

Bota ka nevojë për europianët…