MENU
klinika

25 vjet nga vdekja e këngëtarit

Ende mister dorëshkrimi i vetvrasjes së Kurt Cobain

06.04.2019 - 16:52

Teoritë konspirative kanë rinisur të qarkullojnë edhe në 25 vjetorin e solistit të grupit legjendar “Nirvana”. Avokati i tij pretendon se këngëtari nuk ishte autori i shënimit të vetvrasjes.

Sipas raportimit të policisë “Në prill të vitit 1994, Cobain u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Seattle, Washington, me një plumb në kokë“.

 

Por, që nga vdekja e tij, ka patur shumë teori konspirative rreth ngjarjes, të cilat hedhin idenë se muzikanti u vra dhe nuk u vetvra.

Përveç burimeve të shumta, përfshirë edhe raportin zyrtar të policisë, teoricienë dhe miqtë e ngushtë vazhdojnë të spekulojnë mbi vdekjen e Kurt Cobain.

Në vitin 2015, në dokumentarin kushtuar Cobain, ish- avokatja e Kurt, Rosemary Carroll deklaroi se nuk besonte që shënimi për vetëvrasjen, e gjetur në shtëpinë e artistit, të ishte shkruar nga ai vetë.

Siç reportohet nga “Daily Star”, Carroll kontaktoi me një hetues privat, Tom Grant, menjëherë pas vdekjes së yllit, për të hetuar rreth vdekjes dhe e regjistroi telefonatën.

Në dokumentar, Carroll, një shoqe e ngushtë e Cobain, tha: “Nuk besoj se e shkroi ai.”

“Ndihem njësoj si momentin kur e lexova. “Nuk e shkroi ai.” Shumë teoricienë ndajnë të njëjtin këndvështrim për këngëtarin. Ata besojnë se katër rreshtat e fundit të letrës, i vetmi paragraf i lidhur me vetvrasjen, është shkruar me një kaligrafi të ndryshme nga pjesa tjetër e dokumentit. Pjesa tjetër e letrës, besojnë ata, është deklaratë se Cobain donte të linte gruan dhe të tërhiqej nga biznesi I muzikës.

Ekspertët krahasuan kaligrafi të tjera të Cobain-it me atë që ishte shkruar në shënimin e vetvrasjes dhe gjetën mos perputhshmëri.

Në seritë “Misteret e Pashpjegueshme”, eksperti i kaligrafisë, Reginald Alton tha se një tjetër dorë kishte shkruar fundin e letrës.