MENU
klinika

"Shqiponja"

Festimi i Shaqirit, mes më provokuesve

04.04.2019 - 15:55

Festimi i golit të Xherdan Shaqirit në Botërorin e Rusisë është rikthyer në vëmendje nga tabloidi britanik “Daily Mail”, që ka publikuar listën e festimeve që i ka konsideruar si më “shokueset dhe provokueset” në historinë e futbollit.

Në mesin e tyre është edhe festimi i Robbie Fowlerit, i cili kishte festuar sikur po përdorte kokainë në vijën e fushës, por në botën e futbollit janë parë edhe festime tjera si ajo e Paul Gascoigne.

Më pas Emmanuel Adebayor, i cili kishte festuar përballë tifozëve të Arsenalit kur kishte shënuar për Manchester Cityn, por festime të pazakonta kanë bërë edhe Mario Balotelli, Luis Suarez, Craig Bellamy, Nicklas Bendtner etj.

Por, në mesin e këtyre festimeve të pazakonta e gjejmë edhe djaloshin kosovar, Xherdan Shaqiri, i cili pasi kishte shënuar gol ndaj Serbisë në Botërorin 2018 për Zvicrën, bëri gjestin e shqiponjës.

Kjo konsideruar nga serbët si provokim dhe më pas ky festim pushtoi botën. “Ylli zviceran, së bashku me bashkëlojtarin Granit Xhaka, festuan duke i vendosur duart e tyre së bashku për të formuar shqiponjën dykrenare.

xhaka e shaqiri me shqiponje
xhaka e shaqiri me shqiponje

Dyshja shqiptare u dënua me 7,600 paund për shkak të shfaqjes së simboleve kombëtare, që rrezikuar në shtimin e tensioneve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Respekti për golat e shqiptarëve

“Shqiponja” zgjidhet simboli i vitit në Zvicër