MENU
klinika

Serie A, Java 31

Genoa me 10 lojtarë, Napoli nuk e mposht

07.04.2019 - 22:34

Napoli ka ngecur në shtëpi ndaj Genoas, duke barazuar 1-1, edhe miqtë luajtën për 71 minuta me 10 lojtarë. Napoli mbetet në vend të dytë, ndërsa Genoa ka marrë 1 pikë me vlerë.

Napoli e dinte se një humbje do t’i jepte titullin Juventus-it me shtatë ndeshje të mbetura. Lorenzo Insigne nuk e nisi ndeshjen nga stoli, ndërsa Ghoulam rikthehet pas tre javësh.

Genoa e nisi përsëri keq, teksa Sturaro doli me karton të kuq në minutën  28’. Dries Mertens gjen golin e avantazhit pak minuta më pas.

Megjithatë, Genoa luan më mirë me një lojtar më pak dhe Lazovic barazon me një supergol në kohën shtesë të pjesës së parë.

Pas pushimit ndeshja mbeti e hapur, por Napoli e kishte shumë të vështirë të shënonte golin e avantazhit, megjithëse mundësitë ishin të shumta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN