MENU
klinika

Naegel: Dua të dhuroj vepra arti

“Gjobë krijimtarisë vend e pa vend”

04.04.2019 - 15:59

Harald Naegeli, i njohur ndryshe si “Spërkatësi i Zyrihut”, është gjobitur nga gjykata gjermane për dëmtim prone, në Dyseldorf.

Ai kishte vizatuar flamingo mbi disa ndërtesa, përfshirë edhe Akademinë e Shkencave, Humanistikës dhe Arteve, – sipas swissinfo.ch.

 

 

Artisti 79-vjeçar, u urdhërua të paguante 800 euro për të kompensuar pronarët e dritareve, si dhe shumën prej 500 euro, për bujtinën e fëmijëve.

 

“Dua të dhuroj vepra arti, jo para, por në kapitalizëm njihen vetëm paratë”, – është shprehur Naegel, pas vendimit.

Në fillim, Naegel i kishte refuzuar akuzat. Rasti kishte shkuar në gjykatë, pasi ai nuk kishte pranuar ta paguante gjobën që iu caktua, prej 600 eurosh.

 

 

 

Nuk është hera e parë kjo, që Naegel, pati probleme me ligjin.

 

Në vitin 1979, Naegel ishte në Zvicër, nën akuzat për dëmtimin e pronës publike. Në fillim, ai iku në Gjermani, nga ku u kthye më pas, për t’u vetëdorëzuar dhe kryer dënimin prej nëntë muajsh burgim.