Gold AG e ka paralajmëruar këngën e re që do ta sjellë gjatë kësaj jave, përmes një fotografie nga studioja ku punohet për këngën.
Projekti i ri muzikor do të lançohet gjatë kësaj jave dhe data që pritet është 19 prilli, ndërsa bëhet me dije se kënga do të mbajë titullin “Mirë se t’gjeta moj Kosovë”.
“Suksesi i përbashkët që nga kënga e parë “Pushka e lirisë’.
Do të sjellim më të mirën për dashamirësit e këngës time, shumë të reja po vinë mos harroni. 19 prill, “Mirë se t’gjeta moj Kosovë”, ka shkruar reperi në përshkrimin e tij.
Arian Agushi kishte paralajmëruar se gjatë muajit prill do të sillte disa këngë kushtuar dëshmorëve.
Bashkëpunimi me Ymer Bajramin, “Zani i Koshares”, në kujtim të Betejës së Koshares, është projekti më i fundit i Gold AG.