MENU
klinika

Grabitja Rinas

Çfarë vendosën Krimet e Rënda për të arrestuarin e pestë?

26.04.2019 - 14:36

Elton Pikli, i arrestuari i pestë për grabitjen në Rinas është lënë në burg me vendim gjykate.

Vendimi ëhtë caktuar sot gjatë seancës te Krimet e Rënda.

Pikli, me origjinë nga Kruja u arrestua në mesnatë pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit.

Në kohën e ndalimit, u theksua se 32-vjeçari kishte lidhje me Oltion Veselin, një nga katër personat e arrestuar për grabitjen.

Ndërkohë po sot Oltion Veseli ka ankimuar vendimin e dy viteve më parë, atë të ‘arrestit me burg’.