MENU
klinika

Identifikohet viktima

Grabitja Rinas/ Konfirmon gruaja: Trupi në morg është i Admir Muratajt

10.04.2019 - 11:19

Grabitësi që mbeti i vrarë dje gjatë shkëmbimit me armë zjarri me policinë është Admir Murataj.

Ai është identifikuar nga gruaja e tij, e cila pasi ka parë trupin e viktimës ka konfirmuar që është bashkëshorti i saj.

Kujtojmë se që prej mbrëmjes së djeshme, bashkëshortja e Muratajt ishte shoqëruar në polici, ndërkohë i vëllai i tij kërkonte të dinte nëse personi i vrarë ishte vëllai i tij.

Kujtojmë që Admir Murataj mbeti i vrarë gjatë ditës së djeshme në Rinas, ku u grabitën 10 mln euro.

Ky i fundit është organizatori i vjedhjes së këtyre miliona eurove, si edhe organizator i grabitjeve që nga viti 2015.

Gjatë grabitjes ai mbante maskë silikoni.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”