MENU
klinika

Grabitja Rinas

Zbardhen emrat e 4 të arrestuarve, zbulohet servisi ku u modifikua furgoni

22.04.2019 - 10:17

Ditën e djeshme u arrestuan nga policia 4 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë në grabitjen e Rinasit.

Sot janë zbardhur identitetet e katër të arrestuarve. Të arrestuarit janë Renaldo Sula, Fatjon Beqiraj, Alkond Bregasi dhe Saimir Çela.

Ata u identifikuan nga gjurmët e gishtave të gjetura në dy furgonët të cilët u përdorën për tu larguar.

Ndërkohë Klement Çala, i dyshuar si bashkëpunëtor i Admir Murataj është në kërkim nga policia. Gjithashtu është gjetur edhe servisi ku është modifikuar furgoni i grabitjes së miliona eurove në Rinas.

Pronar i këtij servisi dyshohet është Gentian Sharra, i cili teksa ka folur për News 24 është shprehur se servisin e ka lëshuar me qera. Servisin që ndodhet në periferi të Elbasanit, Sharra shprehet se në 2017 ia ka dhënë me qera Elvi Çalës.

Ky i fundit është vëllai i Klement Çalës.