MENU
klinika

Postimi

Hoxha: Gjithë Shkodra e di se kush po vret në Shkodër!

26.04.2019 - 10:49

Pas publikimit të lajmit për zbardhjen e vrasjes së dy vëllezërve Bilali dhe arrestimin e autorëve ka reaguar edhe gazetari investigativ Artan Hoxha.

Hoxha shkruan se zbardhja e ngjarjes është një ogur i mirë se është nisur një rrugë e mbarë për zbardhjen e vrasjeve të tjera.

Postimi i plotë:

Me ne fund nje lajm i mire nga Shkodra. Kur do ky qerrata shtet jo vetem qe e kap lepurin me qerre, por e vendos qerren ne mes te rruges dhe lepuri shkon e hipen vet ne te.

Ja pra qe per 11 muaj rresht nuk ia kemi futur kot se kush fshihet pas serise se vrasjeve ne Shkoder. Zbulimi i vrasjes nr 10 dhe 11, Astrit dhe Brahim Bilali, eshte nje ogur i mire se jane ne rruge te mbare edhe zbulimi i vrasjeve te 15 korrikut 2018, 1 shtatorit 2018, 14 nentorit 2018…

Tani pres nje konference shtypi te M.L. qe akuzon gazetarin A.H. se po “fsheh” te verteten per vrasjet ne Shkoder.

Po ashtu pres edhe nje status corientues ne facebook te digital-it SB, qe te tregoje se si nje nga forcat politike aleate ne veri te vendit ka dale jashte beteje.

Sigurisht meriton nje pergezim dhe mbeshtetje te vecante Drejtori i DVP Shkodër, Niko Brahimaj, Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, qe me mbështetjen e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, realizuan me sukses operacionin me emrin e koduar “Livadhe”.

Operacioni i sotem eshte prova e asaj qe publikoja ne statusin e 30 marsit 2019, menjehere pas vrasjes se vellezerve Bilali, se:

“Gjithe Shkodra e di se kush po vret ne Shkoder”…