MENU
klinika

Video

Humb jetën në pasarelë modeli brazilian 26 vjeçar

29.04.2019 - 16:17

Modeli që ndërroi jetë në mënyrë të menjëhershme në pistën e modës, ende nuk është diagnostikuar dhe shkaqet janë ende të paqarta. 

Mjekët thonë se modeli Tales Soares ka mundësi të ketëhumbur jetën si pasojë e  ndonjë problemi  të lindur dhe ende të padiagnostikuar.

Modeli brazilian vdiq në pistën e modës të shtunën, derisa po reklamonte koleksionin e brendit Ocksa në Javën e Modës në Sao Paulo.

26-vjeçari u rrëzua derisa po ecte nëpër pistë, ndërkohë që stafi mjekësor intervenoi për ta shpëtuar, por pa sukses dhe më pas Soares u dërgua në spital ku u shpall i vdekur.

Sipas gazetës Folha de Sao Paulo, mjekët i kanë thënë familjes se modeli ka ndërruar jetë nga ndonjë sëmundje kongjenitale (e lindur), e cila nuk ishte diagnostikuar.

Nndërkohë, akoma nuk është bërë publik shkaku i vdekjes së Soares. Ekzaminimet po vazhdojnë dhe autoritetet e kanë quajtur si vdekje të papritur pa shkak të përcaktuar.