MENU
klinika

Serie A, Java 30

Hysaj në stol, Napoli bie në Empoli

03.04.2019 - 21:00

Një ndeshje e dobët e Napolit. Pas fitores në Romë 4-1, të kaltrit janë mposhtur 2-1 në Empoli. Elseid Hysaj nuk është preferuar nga trajneri Ancelotti, edhe pse ka qenë në stol.

Një rezultat i rëndësishëm për Frederik Veselin me shokë në luftën për mbijetesë. Falë këtyre tri pikëve, toskanët kanë dalë nga zona e ftohtë e renditjes dhe janë ngjitur në vendin e 17-të.

Napoli, nga ana tjetër, mbetet në vendin e dytë, 18 pikë larg Juventus-it, që duket se po bën një kampionat më vete dhe titulli është thjesht një formalitet.

Takimi është hapur në minutën e 28-të me një gol të Faria-s, por napolitanët kanë reaguar me një realizim të mrekullueshëm të Zielinski-t në të 44-ën.

Goli që ka vendosur sfidën ka ardhur në minutën e 53-të dhe është shënuar nga Di Lorenzo, i cili ka befasuar mbrojtjen mike me një goditje me kokë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN