MENU
klinika

Postimi

Këngë për të dashurin e vdekur, Fjolla Morina mesazh fansave

28.04.2019 - 10:15

Dy ditë më parë Fjolla Morina publikoi këngën e saj më të re, dedikim për të dashuin që nuk jeton më.

“Si ta pranoj” titullohet kënga, në bashkëpunim me Valon Bytyçin. Fjolla në klip shfaqet e veshur komplet me të zeza dhë në një moment shkon tek varri i të dashurit.

Ndërkohë, lidhur me këtë, këngëtarja ka dhënë edhe një sqarim në rrjetet sociale. Ajo shprehet se me këtë këngë i këndon dhimbjes, që as koha nuk e shëron.

Tek kjo kënge i këndoj dhimbjes, asaj dhimbje që kur e ke në lekurën tende kupton që koha nuk i shëron kurrë plagët e disa plagë do të dhembin për tërë jeten dhe zemra kurr nuk ka për tu shëruar.

Në këtë dhomë I kam kënduar dashurisë së vërtetë sepse vetëm ajo është e pavdekeshme. Shumë gjëra në jetë janë të pamundura dhe jo gjithçka e ka një zgjidhje. Lotët nuk e kthejne dikë që është larguar nga kjo jetë por duke e kujtuar na ndihmon të rritemi pa harruar rrugët që kaluam.

Ruaji njerëzit e dashur siç ruani pikturat e vendoseni ata ne driten më të mirë.? #sitapranoj?“, shkruan këngëtarja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Feston sot ditëlindjen

Sa vjeç mbush Fjolla Morina?