MENU
klinika

Ish-kapiteni me valixhe në duar

Icardi pranë largimit/ Inter ‘prenoton’ zëvendësuesin

15.04.2019 - 22:44

Në shtëpinë e Interit çështja Icardi ngelet gjithmonë e nxehtë pavarsisht se drejtuesit pretendojnë se kanë vendosur paqe me sulmuesin argjentinas.

Edhe pse Marotta nuk e pohoi një largim të Mauritos, duket se e ardhmja e 26-vjeçarit , do të jetë larg Milanos dhe sulmuesi argjentinas po bën gati valixhet për t’u larguar në verë.

Drejtuesit zikaltër kanë filluar që tani punën për të gjetur zëvendësuesin e numrit 9 dhe sipas “France Football”, i preferuari i drejtuesve është Nicolas Pepe.

Sulmuesi 24-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, luan për skuadrën e Lille dhe po kalon një sezon fantastik në Francë, teksa ka shënuar 32 gola, në 68 ndeshje.

Zikaltrit janë gati të vendosin në tavolinë një ofertë prej 60 milionë eurosh, për të bindur Francezët të lejojnë transferimin e sulmuesit në Milano.

Niclas pepe

Megjithatë Interi nuk do e ketë të lehtë të arrijë tek 24-vjeçari pasi duhet të mposhtur dhe konkurrencën e skuadrave të tjera të interesuara.

Nga ana tjetër, nuk mungojnë as pretendentët për ish-kapitenin zikaltër për të cilin kanë shfaqur interes Atletico Madrid, Juventus apo dhe Chelsea.