MENU
klinika

Tifozët 'pushtojnë' qytetin

Kampion pas 34 vitesh, PAOK ‘djeg’ Selanikun

22.04.2019 - 16:43

Triumfi i PAOK-ut në kampionatin grek bëri që në Selaniku të ‘digjet’ nga festa.

Tifozët e zjarrtë të kësaj skuadre kishin pritur plot 34 vite për të festuar titullin kampion, dhe këtë sezon e siguruan një javë para përfundimit të kampionatit, pasi mposhtën me rezultatin e thellë 5-0 Levadhiakosin.

Ekipi ku ka luajtur më përpara edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe theu sundimin e Olympiakosit dhe Panathinaikosit, që kishin ‘zaptuar’ kampionatin prej vitesh.


PAOK bëhet kështu ekipi i parë ‘jo-Athinas’ që fiton kampionatin që nga viti 1998 kur e fitonte Larissa.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, tifozët shpërthyen në festë dhe ‘pushtuan’ qytetin grek duke bërë xhiron e botës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN