MENU
klinika

Gojkoviç "Deputetët në debat"

Kosova temë diskutimi në Kuvendin e Serbisë?

15.04.2019 - 13:00

Çështja e Kosovës pritet shumë shpejt të jetë një temë diskutimi në Kuvendin e Serbisë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë kryeparlamentarja serbe, Maja Gojkoviç. Për Këtë sipas saj ka rënë dakord me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiç.

Ne do të diskutojmë në marrëveshje me presidentin e shtetit dhe qeverinë e Serbisë edhe çështjen e Kosovës. Këto janë tema shumë të rëndësishme dhe kështu ne tregojmë se po mbrojmë interesat e qytetarëve në parlament dhe jam e bindur se të gjithë deputetët do të marrin pjesë në debatin mbi këto tema të rëndësishme”, është shprehur Gojkoviç.

Kujtojmë se më herët, Kuvendi i Kosovës ka miratuar përbërjen e ekipit dhe platformën e dialogut.

Ndërkohë autoritetet në Kosovë dhe Serbi kanë filluar një debat rreth përpjekjeve për unifikimin e qëndrimeve lidhur me dialogun për normalizimin e raporteve dhe për arritjen e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse në të dyja vendet.

Megjithatë partitë opozitare si në Kosovë ashtu edhe në Serbi e kundërshtojnë mënyrën se si është zhvilluar dialogu deri më tani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Basha takon kryeparlamentarin Veseli

‘Nuk duhet t’i cënoni kufijtë’


"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi