MENU
klinika

Seanca në KPK

Kryeprokurorja e Korçës në “sitën” e Vetting-ut

17.04.2019 - 12:45

Dhorina Theodhori, prokurore /drejtuese në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë do t’i nënshtrohet Vetingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seancë dëgjimore me Dhorina Theodhori, drejtuese në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë me datë 18 prill, ora 10.00.

Po ashtu, KPK ka shpallur trupën gjykuese të përbërë nga Pamela Qirko, Etleda Çiftja, Genta Tafa (Bungo).

Dhorina Theodhori, drejtuese në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë do t’i nënshtrohet Vettingut për ligjshmërinë e pasurisë si dhe kriterin etik dhe profesional.