MENU
klinika

Ish-trajneri kuqezi

Lëvizja e Tares me Panuccin kursen FSHF-në

07.04.2019 - 12:36

Menjëherë pas shkarkimit të Christian Panuccit nga Kombëtarja shqiptare, në drejtim të trajnerit u përfolën shumë oferta, thuajse të gjitha në Serie B në Itali.

Përpos shumë klubeve, në mes ka hyrë edhe Salernitana, që pronar ka presidentin e Lazios, Claudio Lotito.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, mund t’i ofrojë postin e trajnerit të Salernitanas ish-trajnerit të ekipit të Shqipërisë, Christian Panucci.

Tare po mendon për zëvendësuesin e teknikut Angelo Gregucci dhe ish-trajneri i Shqipërisë mund të jetë një kandidat potencial.

Shqiptari e njeh mjaft mirë karakterin e Panuccit, pavarësisht se një lëvizje e tillë nuk do t’u pëlqejë shumë tifozëve lacialë duke qenë se Panucci ka luajtur një jetë me Romën. Megjithatë, Tare do të ndihmonte edhe FSHF-në.

Marrëveshja mes Panuccit dhe Salernitanës do t’i kursente milionat institucionit më të lartë të futbollit në vendin tone, që vazhdon dhe paguan italianin, pavarësisht se nuk drejton më kombëtaren tonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN