Drejtues të lartë të institucioneve të sigurisë në vend, kanë zbarkuar këtë të premte në qytetin e Elbasanit.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kreu i SHIK, Helidon Bendo, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, drejtuesja e Prokurorisë së Elbasanit dhe Drejtuesit e Drejtorisë Vendore Elbasan po zhvillojnë një takim me prefektin, Gledian Llatja.
Policia e Shtetit zhvilloi sot një operacion antidrogë të shtrirë në qytetin e Elbasanit dhe në kryeqytet, ndërsa ka shoqëruar 10 persona me precedentë penalë.
Në mesin e të shoqëruarve, 5 prej tyre rezultojnë me urdhër arresti.
Ky takim në Elbasan vjen fill pas atij të Shkodrës, ku Veliu së bashku me ministrin e Brendshëm diskutuan për 90 minuta me prefektin e ri të Shkodrës.
Gjatë takimit u theksua se prioriteti kryesor i qeverisë dhe i ministrisë është garantimi i sigurisë së qytetarëve.