Diego Costa ka marë një pezullim prej tetë ndeshjesh pas kartonit të kuq kundër Barcelonës.
Spanjollit duket se i kanë kushtuar shtrenjtë kontestimet e ashpra ndaj arbitrit kryesor në humbjen 2-0 të Atleticos ndaj Barcelonës.
Në rrëfimin e tij, gjyqtari Jesus Gil Manzano tha se sulmuesi e ofendoi në lidhje me nënën e tij.
“Pasi u dëbua, qëndroi ende në fushën e lojës dhe më kapi nga krahu me qëllim që të mos i vendosja karton shokëve të skuadrës, respektivisht numrit 2 dhe numrit 24.”, shtoi më tej Manzano
Me dënimin e marë, ish-sulmuesi i Chelsea, humbet sezonin duke qenë se kanë ngelur edhe 7 ndeshje deri në përfundimin e kampionatit spanjoll.
Incidenti ndodhi në pjesën e pare të ndeshjes mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, më 6 prill. Sipas mediave spanjolle, Costa shpërtheu në lot pas episodit duke kërkuar pafajësinë e tij në dhomat e zhveshjes.
Ishte e qartë që spanjolli kishte bërë një deklaratë të papranueshme pasi arbitri e përjashtoi menjëherë nga fusha. Pezullimi i lojtarit është ndarë në dy ndëshkime, katër ndeshje për atë që ai i tha Manzanos dhe katër ndeshje për kapjen prej krahu.
Ai ka luajtur vetëm në 21 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 5 gola, duke zhgënjyer totalisht drejtuesit me performancën e tij.
Sipas “Daily Mail”, me incidentin e ndodhur, shefat e klubit po mendojnë seriozisht shitjen e 30-vjeçarit.