MENU
klinika

"Unë dua ta jetoj jetën"

Marc Jacobs i jep fund beqarisë, martohet me ish-modelin

07.04.2019 - 13:24

Stilisti i famshëm amerikan, Marc Jacobs ka lidhur kurorë me ish-modelin Char Defrancesco.

Në ceremoninë e organizuar në New York, ishin pjesëmarrës shumë personazhe të njohur publikë si: Kate Moss, Naomi Campbell, Rita Ora, Gigi dhe Bella Hadid, e shumë, e shumë të tjerë.

55-vjeçari Marc dhe Char Defrancesco janë fotografuar duke shkëmbyer një puthje me njëri-tjetrin dhe fotoja është përhapur menjëherë duke u bërë virale.

“Unë jam 55-vjeç dhe po martohem. Është një kapitull i ri për mua. Unë dua ta jetoj jetën!”– ka pohuar stilisti i njohur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN