MENU
klinika

Nga Irena Beqiraj

Mendimi ndryshe i Ditmir Bushatit

07.04.2019 - 16:01

Nese ne nje tavoline te gjithe mendojne njesoj, asnje nuk eshte duke menduar gjate!!

Fjalimi i Ditmir Bushatit sot ne Parlament ishte nje drite per shpresen e ekzistences se mendimit ndryshe , nje thirrje per ti vendosur gishtin kokes. Asnjehere nuk eshte vone.

Shumekush perciptazi , i zene ne kurthin e mentalitetin ” o me ne o kundra nesh” mund ta shikoje si kundervenie karshi Lidershipit. Ne fakt, eshte nje sherbim I bere me guxim jo vetem Partise Socialiste e Lidershipit te saj, por Popullit Shqiptar.

Zgjohuni socialiste ! Ky vend nuk ka nevoje per shkembime batutash , pa kripe e te sforcuara, me deputetet opozitare te ardhur prej procedures por jo prej demokracise , te cileve zeri u dridhet e nuk rrine dot as drejt ne foltore kur kuvendojne , duke te kujtuar me se shumti nxenesit e dobet para mesuesit.

A nuk jeni lodhur duke perseritur mekanikisht fjali pa kuptim e klishe si : “ulemi per djalog por jo per negociate “?! Po a nuk me thoni , cili eshte precedenti i rezikshem i cili nuk duhet te ndodh se ndryshe ndodh katastrofa me demokracine ?
Po si ka mundesi qe rrini neper karrige duartrokisni edhe nuk mendoni qe edhe pse eshte teresisht fajtore , opozita qe ka lene shtepine si nje bashkudhetare e keqe , ju serisht nuk mund te largoheni nga detyrimi per te gjetur zgjidhje urgjente per te miren e familjes tone te perbashket , Shqiperise!.

Ditmiri tregoi sot se mendon ndryshe , kurrsesi qe eshte kundra nje individi, qofte ky edhe lideri i partise . Ditmiri percolli mendimin e shume shqiptareve me mendje te ftohte e dy pare tru ne koke, qe kemi nevoje per zgjidhje e jo per karshillek, per retorike , shaka qe nuk bejne me kerkend per te qeshur, perkundrazi trishtojne .

Nuk jemi pa zgjidhje , nese mesojme te degjojme edhe pranojme mendimin ndryshe.