MENU
klinika

Serie A, Java 30

Milan futet në krizë, rrezikon vendin e 4-t

02.04.2019 - 21:02

Dy humbje dhe një barazim radhazi, Milan futet në krizë. Pas humbjes në derbi dhe në Genoa, kuqezinjtë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në “San Siro” ndaj Udineses.

Lajmet e këqija nuk mbarojnë këtu për skuadrën e Gattuso-s, që rrezikon të mos ketë në dispozicion Gianluigi Donnarumma-n dhe Lucas Paqueta-n për ndeshjen e së shtunës kundër Juventus-it.

Portieri ka qenë i detyruar të lërë fushën për shkak dëmtimi në minutën  e 12-të, ndërsa fantazisti është larguar në minutën e 41-të për shkak se ka ndrydhur kaviljen.

Situata është përmirësuar për kuqezinjtë në minutën e 44-t, me Piatek që ka shënuar golin e avantazhit dhe të 20-in në këtë sezon të Serisë A.

Gjithsesi, vendasit nuk kanë arritur ta mbrojnë këtë avantazh dhë në minutën e 65-të kanë pësuar golin e barazimit nga Lasagna.

Pas dy humbjeve dhe një barazimi të marrë në tri ndeshjet e fundit të kampionatit, Milan-i mbetet në vendin e katërt me 52 pikë dhe tani rrezikon të humbasë vendin në Champions League, duke parë se Lazio ndodhet katër pikë larg me dy ndeshje më pak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Serie A, Java 28

Milan bie edhe në Genoa