MENU
klinika

Ndër 20 më të transmetuarat për 2018

MTV shpërblen Rita Orën dhe “Anywhere”

13.04.2019 - 13:41

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rita Ora, e cila pak ditë më parë vizitoi Kosovë, tani është kthyer në shtëpinë e saj, në Londër.

Pas Kosovës, Ora qëndroi pak ditë në Dubai për të kryer xhirimet e projektit të ri, ndërsa këtë muaj vazhdon turin e saj të koncerteve “Phoenix”.

Me këtë rast shumë dhurata kishin arritur në postën e saj.

Njëra ndër to ishte pllaka e mirënjohjes nga MTV, si shpërblim për suksesin e këngës së saj “Anywhere”, e cila gjatë viti 2018, ishte ndër 20 këngët më të dëgjuara dhe të transmetuara në kanalin e MTV.

Faleminderit MTV, jam kaq e nderuar të jem pjesë e top 20 këngëve më të transmetuara të vitit 2018 me “Anywhere”, ka shkruar Rita në videon e publikuar në InstaStory, ku shfaq edhe pllakën e mirënjohjes.

Rita ndërkohë vitin e kaluar hodhi në shitje edhe albumin e saj më të ri “Phoenix”, me të cilin ka shënuar sukses gjithandej në top listat europiane, britanike e amerikane.

Ditët e para të kësaj jave, Rita i kaloi në Kosovë në një mision bamirëse me organizatën e njohur botërore, UNICEF.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Favorite për çmimet “MTV EMA”

Bebe Rexha dhe Dua Lipa në garë!